Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjecare me kërcell të ngjitur, të degëzuar, me rrënjë të trashura dhe gjethe të blerta, të cara në 3 -5 segmente deri në bazë.
Lulet në lulesa të hapëta me ngjyrë të kaltërt ose të vjollce.

Përhapja në Kosovë: Malet e Sharrit, Alpet Shqipetare, rritet edhe në pjesë të tjera të Evropës, Azisë e më gjerë.

Pjesët e përdorshme: rrënja ( radix ), rrallë gjethet.


Vjelja: në Vjeshtë ose heret në Pranverë pa filluar periudha vegjetative.

Tharja: duhet të bëhet në tharëse në 50 – 60 °C.

Kategoria terapeutike: përdorim i jashtëm, antireumatik dhe antinevralgjik.

Përdorimi: Ankonitini përdoret si granulë në dozë 0.1mg granulëpër trajtim të neuralgjive të fytyrës.
Rrënjët i përdoren edhe si analgjetik, antinevralgjik, anti-inflamator dhe antipiretik.

Përgaditja dhe doza: përdoret në formë tinkture të holluar ose në koncentrik më të lartë në trajtim të reumatizmit dhe neuralgjisë.

  

Leave a Reply