Pelimi i ëmbël

Përshkrimi: bimë barishtore njëvjecare deri në 2mm e lartë. Gjethet e kërcellit me vriguj vizakë. Kaptinëzat gjysmësferike në një lulesë melth i gjerë me lule ngjyrë krem ose të verdhë. Bimë e shogët.

Përhapja në Kosovë: në vende me barë dhe djerrina.

Pjesët e përdorshme: herba, farat.

Vjelja: vjelet e tërë bima gjatë verës ( VI – VII )

Tharja: dhoma të freskëta ose në furra në shtresa dei në 20cm, deri në 45 °C.

Raporti: 4:1.


Kategoria terapeutike: kundër malaries, kancereve të ndryshme, si tonik dhe antibiotik.

Përdorimi: përdoret si çaj në dozë të lartë ditore me 5gr ose e dozën e ulët ditore 1.25gr. Doza e lartë është rekomanduar në shkallën akute të zhvilimit të sëmundjes, kurse doza e ulët për shkallën normale të zhvillimit të sëmundjes.Kohëzgjatja e terpisë në varvsi të sëmundjes.
Të përvëlohet me një litër ujë, pastaj të lihet së paku 15 minuta të ftohet dhe pihet gjatë ditvs. Në farmaci përdoret Artemisinini kundër malaries.

 

Përgaditja dhe doza: të copëtohen 5gr të gjetheve të thara të Artemisinës me këtë sasi të coëtuar të mbushen së paku 4 lugë të çajit të bluar të përzihet me jogurt ose mjaltë dhe të konsumohet gjatë gjithë ditës.
doza e lartë – 5gr çaj i tharë ose 25gr gjethe të freskëta, ose 4 lugë të bluar të përzihet me jogurt, mjaltë dhe të konsumohet gjatë gjithë ditës. Kjo terapi duhet të përdoret 7 deri në 10 ditë rregullisht.
doza e ulët – 1.25gr çaj të tharë ose 6.5gr gjethe të njoma, të përvëlohen të pakten me 200ml ujë. Të konsumohet një filxhan i madh para mëngjesit dhe një  filxhan i madh pas mëngjesit.

 

 

 

 

  

1 thought on “Pelimi i ëmbël”

  1. Wow, awesome blog structure! How lengthy have you been running a blog for?
    you make blogging look easy. The entire glance
    of your site is excellent, as neatly as the content!
    You can see similar here ecommerce

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish