Manaferra ( Kupina ) dhe mjedra

Përshkrimi: Shkurrëz ose shkurre deri 2 m e lartë, kërcejt të harkuar ose të shtrirë, të shogët deri pushbutë. Thumbat (gjembat) me bazë të gjerë të hapur deri si kosarakë. Gjethet me 3-5 gjethëza, përsipër të gjelbra të shogëta, përposh me push të bardhë,lekurorë. Lulesa shpesh e gjatë me gjethe në bazë. Petlat të rrudhosura, rrotullare ose vezake, të bardha ose të trëndafilta. Fryti i zi i ëmbel i ngjitur me shtratin lulorë.

Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me shkurre gardhe të arave ose rrënzë  maleve të ekspozuara diellit.

Pjesët e përdorshme:  fryti (Rubus fructicosi folium).

Vjelja: Frytet vjelën në fund të verës dhe në vjeshtë pasi të piqen, gjethet vjele ngjat përudhës së lulëzimit

Tharja: gjethet duhet tharë në furra ose nën hije në 50 0C. Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Adstrigjent

Përdorimi: Gjethet i përdoren si çaj në trajtimin e inflamacioneve të mukozës së gojë dhe fytit.   

Përgatitja dhe doza: Çaji i përgatitur nga 1.5 gr gjethe të thara duhet të përdoret 3 herë në ditë.

Statusi: Mjeksi Tradicionale, Pharm.; Comm.

en_USEnglish