Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare pa kërcell më rrënjë të trasha mishnore, me ngjyrë të murrme nga jashtë kurse e bardhë brenda. Gjethet në rozetë, të gjata, të blerta dhe pa qime të çara thellësisht dhe me maje të mprehtë. Lulet në lulesë kaptinë me ngjyrë të verdhë. Fruti aken i pajisur me qime qe i bartë era,

Përhapja në Kosovë: Rritet në kullota, livadhe, parqe, afër rrugëve etj..

Pjesët e përdorshme: Gjethet e reja dhe të freskëta, rrënjët ose të dyja (Taraxi radix cum herba).

Vjelja: Lulet dhe gjethet në pranverë (III-V),;Rrënja vjelet heret në pranverë (III), vjeshtë  (XI).

Tharja: Herba thahet  në furra ose vende të përshtatshme në 45-50 0C. Raporti 6:1; Rrënja thahet në furra në temp. 60 0C.Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Diuretik, tonik i hidhët.

Përdorimi: Gjethet e freskëta kanë vitaminë C, materie minerale etj. dhe përdoren si sallatë. Rrënjët kanë gjithashtu shumë materie dhe ndihmojnë punën e veshkave, mëlçisë, sëmundjen e sheqerit, stimulon oreksin, mbron lukthin, kundra reumatizmit etj.

Përgatitja dhe doza: 4-5 g herba ose rrënjë merren si infuzion ose tinkturë 3 herë në ditë.