Përshkrimi: Bimë barishtore njëvjeçare e gjatë 25-1m, me lule të kuqe si gjaku; petlat të kuqe me njollë të zezë në fund. Kapsolla 1-2 cm, vezake ose rruzullore; disku i krezës me 8-12 rreze (18). Kërcelli i mbuluar me qime të hapëta-horizontale.

Përhapja në Kosovë: Nëpër grunaja, ara, vende me bar afër rrugëve

Pjesët e përdorshme:  Petalet, farat.

Vjelja: maj-qershor

Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë deri 45 0C.  Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: aromatik, ngjyrues.

Përdorim: Lulet janë përdorur si ngjyrues si dhe në trajtimin e dhimbjeve të buta shkaktuar nga dhimbje veshi , dhimbje dhëmbi dhe nevralgji, dhe një infuzion i petalev është marrë tradicionalisht për kollitje , pagjumësi etj.

Përgatitja dhe doza: Fara janë përdorur si një aromatizues në ëmbëlsira, bukë, sallatë frutash, japin një aromë shumë të mirë.