Lule balsami

Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare 30-100 cm e degëzuar në maje. Kërcelli ka pakë gjethe kurse në majë shumë lule të verdha. Gjethet formë vezake ose lineare deri 3 cm.

Përhapja në Kosovë: Rritet në vende të pa punuara, livadhe, kullota çeltira pyjesh etj.

Pjesët e përdorshme:  Pjesa e kërcellit me lule (Hyperici herba)

Vjelja: Korret me drapër pjesa e kërcellit me lule gjatë verës (VI-VIII)

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 50 0C.  Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Antidepresant, qetësues.

Përdorimi: Përdoret për qetësim nervor, kundër depresionit, plagëve nga djegia, sëmundjeve të lukthit,  infeksioneve të kanaleve urogjenitale dhe qafës së mitrës.

Përgatitja dhe doza: Rekomandohet 5 g herba e tharë në 0.5  l ujë të vluar të pihet 3 herë në ditë.

  

en_USEnglish