Përshkrimi: Bimë njëvjeçare rrallë dyvjeçare me kërcell të ngritur 20-80 cm, i degëzuar. Gjethet e poshtme heshtore të plota me dhëmbë të larguar ose lirake pendore. Pështjella me diametër 12-13 mm, si vezë-rruzullore. Lulet e brendshme blu-manushaqe të jashtmet blu të errëta rrallë të bardha ose purpur. Aknet 3-4 mm, xhufka 3-4mm.

Përhapja në Kosovë: Mjaftë e përhapur në ara të mbjellura me grur etj. dhe vende me barë në toka të papunuara.

Pjesët e përdorshme:  lulet (kaptina), Cyani flos, rrallë gjethet.

Vjelja: Gjatë muajve V-VII.

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 40-450C ose në dhoma ku ka rrymim të ajrit. Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: tonik i përgjithshem, stomatik dhe diuretik (antocianidin).

Përdorimi: lulet janë përdorë si ngjyrues i çajrave të ndryshem dhe si losion për zbutjen i irritimit të syve. Tradicionalisht është përdorë për rregullim të tensionit të gjakut, çrregullimeve menstruale ndërsa gjethet kundër reumatizmit.

Përgatitja dhe doza: 1 gr masë e tharë në një gotë me ujë të vluar. Lulet e thara janë pjesë e çajrave me natyrë bimore në veçanti në mjekësin tradicionale.

Centaurea cyanus (lulesa)

Centaurea cyanus (fara)