Përshkrimi: Bimë barishtore 20-40 cm e lartë, që ka dy lloje të kërcellit: spore-mbajtës (deri 5 mm të trash)  me ngjyrë të bardheme ose si të ndryshkut që dalin herët në pranverë dhe kërcejtë shterpë me ngjyrë të blertë ku fundi i këllëfit i gjelbër në kafe.

Përhapja në Kosovë: E përhapur në toka me lagështirë, djerrishte, ara etj.

Pjesët e përdorshme:  Pjesa mbitokësore (Equiseti herba)

Vjelja: në fillim të verës (VI-VII) kur kërcejtë të jenë të gjelbër dhe të freskët. Raporti 5:1.

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 500C,  ose në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: Diuretik, antibakterial.

Përdorimi: përdoret si diuretik në infeksionet e traktit urinar, i lufton bakteret, pastron veshkat etj.

Përgatitja dhe doza: Për përdorim të brendshëm përdoren 2-4 g masë e thatë në ditë në ujë të valë si çaj 3 herë në ditë. Për përdorim të jashtëm; 10 g/1l ujë.

Statuti: Mjekësia tradicionale; Pharm.; Comm.E+.