Kalmuth gjembor

Përshkrimi: Gati shkurrëz 20-70 cm. Kërcejtë me qime të kthyera nga poshtë dhe gjëndra të rralla, të ngjitura, zakonisht gjemborë. Gjethet kryesisht me 3 gjethëza eliptike dhe me dhëmbëza anash, ndajgjethëzat vizake të mprehta. Lulet të vetmuara rrallë nga dy në çdo nyje. Kupa me push gjëndëror. Kurora 6-10 mm, e trëndafiltë ose e purpurt. Bishtaja 6-10 mm

Përhapja në Kosovë: Rritet në vende të thata gurishtore ose në livadhe kodrinore të thata.

Pjesët e përdorshme:  Rrënjët e thara të mbledhura në vjeshtë (Ononidis radix)

Vjelja: Rrënja vjelët gjatë vjeshtës  dhe verës (IX-XI)

Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë deri 55 0C.  Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Diuretic.

Përdorim: Përdoret kundër pezmatimit të fshikëzës së urinës dhe rrugëve urinare qysh nga koha antike, ku edhe sot përdorët.

Përgatitja dhe doza: 2-2.5 gr. rrënjë, të grimcuara i përgatitur qitet në ujë të vluar dhe përdorët si çaj disa herë gjatë ditës.

en_USEnglish