Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare 30-150 cm, më kërçep zvarritës, zakonisht dioike, e mbuluar dëndësisht me qime gjegëse. Gjethet të përkundrejta, vezake, rrallë heshtore, me dhëmbë të mëdhënjë në fund në formë zemre. Lulesa në vile deri 10 cm, e degëzuar. Lulet femër  me dy pjesë të jashtme të shkurtra dhe dy pjesë të brëndshme  2 herë me të gjata së të jashtmet.

Përhapja në Kosovë: Mjaft e shpeshtë në vende ruderale, prna banesave, në djerinaetj. nga zona kodrinore deri në zonën alpine.

Pjesët e përdorshme:Pjesa mbi tokësore (herba) ose Gjethi (Urticae herba, – folium) dhe rrënja (Urticae radix)

Vjelja: Në zonën e ulët vjelja fillon në prill kurse në zonat e larta VII-VIII.

Tharja: Tharja bëhet  në furra ose vende të përshtatshme në (herba) 45-50 0C, rrënja në 500C. Raporti: 4:1

Kategoria terapeutike: Antireumatik (herba dhe gjethet), urological (rrënja)

Përdorimi: Bimë ushqyese dhe mjekësore që përdorët kundër hemorragjive, ulcerave të stomakut dhe zorrëve, kundër anëmisë dhe sëmundjeve  reumatike.

Përgatitja dhe doza: 8 X 12 g gjethe e tharë ose herba në ditë përvëlohet me ujë valë dhe pihet si çaj ose rekomandohet 4-6 gr rrënjë në ditë të përgatiten si çaj.