Përshkrimi: Bimë drunore deri 30 m. Gjethet 10-25 cm, eliptike, të gjata, më dhëmbë të mëdhenj .Lulet mashkullore në grupe formojnë kalli, kurse lulet femërore nga tri ose me shumë.Frutet 1-3, të mbyllur në një mbështjellës me gjemba.

Përhapja në Kosovë: Mjaftë e përhapur në zonën kodrinore të Dukagjinit prej Morine deri në Grykën e Rugovës..

Pjesët e përdorshme:  Gjethet (Castanea folium) dhe fruti si ushqim ose krem për ëmbëlsira.

Vjelja: gjethet vjelen gjatë verës së hershme (VI)

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri 500C ose në vende ku ka rrymim të ajrit. Raporti: 6:1.

Kategoria terapeutike Përdorimi: Tradicionalisht janë përdorur gjethet kundër diarresë dhe në qetësimin e kollitjes dhe astmës. : Astringjent, ekspektorant, rrudhës

Përgatitja dhe doza: 2-4 g gjethe të thara të grira përvëlohen me ujë valë dhe lihen të pushojnë 10 minuta.

Statuti: Mjekësi tradicionale; Pharm