Përshkrimi: Bimë drunore 5-20 m,  me degë të pasura më gjemba degët r reja të përhime-të murrme. Gjethet eliptike, vezake ose rrotullore, pykor ose si zëmër në bazë, ura urëza si sharrëz rreth e rrotull ose vetëm në maje. Petalet eliptike deri të rrumbullakëta (10-17 x 7-13 mm. fryti 3-5 cm i rrumbullakët, i verdhë i murrmë ose i zi. Kupa e qëndrueshme në fryt.

Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me shkurra dhe pyje të degraduara.

Pjesët e përdorshme:  Përdoret fryti i cili duhet të vjelët në vjeshtë pasi të pjekët.

Vjelja: Frytet vjelën në  tetor-nëntor.

Tharja: Duhet bërë në furra ose në vende të freskëta, në temperaturë: 60 0C. Raporti: 5:1. Kategoria terapeutike: astingent

Përdorimi: Përdoret si shtesë në produkte të ndryshme ushqimore dhe në pije freskuese për shkak të aromës së këndshme që ka.   

Përgatitja dhe doza: Nuk ka ndonjë recetë të rëndësishme për përdorim mjekësor