Arrësi malor

Përshkrimi: Gjysmëshkurre 10-25 cm e lartë. Gjethet janë të plota vetëm në kundërfaqe me qime. Kupa e shogët rrallë me qime. Lulet e verdha në krem.

Përhapja në Kosovë: Rritet në kullota, vende të thata kodrinore, çeltira pyjesh etj.

Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore-herba (Teucrii montani herba).

Vjelja: Herba vjelet në verë  (VI-VIII).

Tharja: Herba thahet  në furra ose vende të përshtatshme në 45-50 0C. Raporti: 5:1.

Kategoria terapeutike: Anti-reumatik, ekspektorant.

Përdorimi: Bimë që është përdorë nga Iliret (Teuta) në shërimin e shumë sëmundjeve si: reumatizmit, astmës, epilepsisë, sëmundjes së sheqerit, pastron trupin nga lëngjet e tepërta, pastron mushkrit dhe lukthin, ndalon ngërçet në bark etj.

Përgatitja dhe doza: 4-5 g herba e tharë përvëlohet si çaj në 150 ml ujë dhe përdoren 3 herë në ditë.

en_USEnglish