Aguliçe e vërtetë

Përshkrimi: bimë barishtore shumëvjeçare atraktive me gjethe vezake ose vezake gjatore në rozetë me një bisht me flatra të gjera. Lulet ngjyrë ari ose të verdha në lulesa të përkulur. Kupa 8-20 mm kambanore ndërsa kurora 8-30 mm. Kapsula vezake 10-30 cm. E afërt me të në aspektin morfologjik dhe mjekësor është Primula elatior.

Përhapja në Kosovë: e përhapur nga 700-2000 m

Pjesët e përdorshme: lulet (kupa dhe kurora – Primulae flos cum calycibus) dhe rizomat dhe rrënjët e terura (Primulae radix)

Vjelja: Vjelja e luleve bëhet herët ne pranverë pasi të kenë çelur (30-40% e luleve nuk mblidhen). Vjelja e rrënjëve dhe rizomave lejohet vetëm të aguliçet e kultivuara dhe atë pas pjekjes së farave.

Tharja: Lulet thahen në furra ose nën hije në temp. 45-50 0C; Raporti: 7:1. Rrënjët thahen në furra në 600C; Raporti: 4:1.

Kategoria terapeutike: Ekspektorant, sekretolitik.

Përdorimi: Lulet dhe rrënjët përdorën si ekspektorant në shërimin e bronkitisit, kollit,  nga myku, të ftohurit dhe pezmatimi i hundës dhe fytit.

Përgatitja dhe doza: 1 gotë me ujë vale/2-4 g lule ose 0.2-0.5 g. rrënjë. Si ekspektorant infuzioni ëmbëlsohet me mjaltë dhe përdoret çdo 2-3 orë.

en_USEnglish